Gjosha: Zbatimi transparent i ligjit të vettingut do të çojë përpara procesin e integrimit

Shqipëria

Gjosha: Zbatimi transparent i ligjit të vettingut do të çojë përpara procesin e integrimit

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 17:39
Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, priti sot në një takim Raporterin për Shqipërinë në Parlametin Europian, Knut Fleckenstein.

Ministrja Gjosha, i shprehu Fleckenstein falenderimet më të sinqerta për kontributin e dhënë  në  lidhje me Rezolutën për Shqipërinë  miratuar tashmë  nga Parlamenti Europian. Ministrja, vlerësoi gjuhën pozitive të kësaj rezolute, veçanërisht thirrjen për hapjen e negociatave pasi të arrihet avancim i besueshëm në reformën në drejtësi. 

Ministrja Gjosha, u shpreh se institucionet shqiptare duhet ta shohin këtë rezolutë si shtysën më të fortë për të arritur rezultate të prekshme me zbatimin e  ligjit të vettingut. Është me rëndësi madhore për vendin, që zbatimi i ligjit të vettingut të bëhet në mënyrë transparente. Vetëm kështu qytetarëve shqiptarë do t’i rikthehet besimi të drejtësia dhe vetëm kështu ne do të mund të avancojmë me procesin e integrimit”, tha Ministrja Gjosha. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat