Amnistia, Ahmetaj: Bizneseve e qytetarëve do u falen 90 mld lekë

Shqipëria

Amnistia, Ahmetaj: Bizneseve e qytetarëve do u falen 90 mld lekë

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 18:13
Ministri i Financave Arben Ahmetaj

Është shumë pranë miratimit nga Qeveria, drafti i Ministrisë së financave për faljen e detyrimeve të biznesit ndaj tatimeve e doganave.

Në një komunikim me gazetarët Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se parashikohet falja e një totali detyrimesh prej rreth 90 miliardë lekësh. Ligji fal plotësisht borxhet para vitit 2010, ndërkohë që i jep mundësi biznesit të përfitojë faljen e gjobave dhe kamatave nëse paguan principalin për borxhet nga 1 janari 2011 deri në 31 dhjetor 2014.  

“Ligji që ne afrojmë për lehtësimin e pagesave dhe të fshirjes së detyrimeve, do afrojmë një instrument shumë të mirë formalizmi dhe unë e besoj këtë”, u shpreh Ahmetaj. Ahmetaj u ndal dhe te një tjetër lehtësi fiskale të ofruar së fundmi për qytetarët, rivlerësimin e pasurive. Ai tha se deri tani janë regjistruar rreth 32 mijë aplikime nga qytetarët, përfitimi i të cilëve nga ky proces pritet të shkojë në rreth 180 milionë dollarë.

"E shtuar pra në pasurinë e qytetarëve pak më shumë se 1 mld dollarë. Pra qytetarët gjatë këtyre 6 muajve kanë arritur të formalizojnë, të rivlerësojnë në bilancet e tyre familjare pasuri të paluajtshme një vlerë të shtuar, pra plus gati mbi 1 mld dollarë”, tha Ahmetaj. Ai e përkufizoi si mjaft pozitive ekonominë për vitin që sapo u mbyll. Ministri sqaroi se rritja ekonomike është mbështetur në katër shtylla kryesore, si gjallërimi i konsumit, rritja e të ardhurave të disponueshme, rritja e kreditimit, si dhe e investimeve private.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat