Kukan kundër bojkotit: Opozita ka ende shumë punë në Parlament

Shqipëria

Kukan kundër bojkotit: Opozita ka ende shumë punë në Parlament

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 21:09
Eurodeputeti Eduard Kukan

Eurodeputeti Eduard Kukan është në një linjë me deklaratat e raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, kundër bojkotit të Parlamentit nga ana e opozitës shqiptare.

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Kukan shkruan se “opozita ka ende shumë punë për të bërë para zgjedhjeve parlamentare, në Kuvendin e Shqipërisë”.

“Bojkoti nuk e ndihmon atë t’i mbarojë këto punë”, shkruan Kukan në apelin e tij drejtuar të djathtës shqiptare që ndodhet në ditën e katërt të protestës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat