Tre gjyqtarë në garë për një vend në Kushtetuese

Shqipëria

Tre gjyqtarë në garë për një vend në Kushtetuese

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 19:19
Ilustrim

Media ka mësuar emrat e tre gjyqtarëve në garë për të plotësuar vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Ata që konkurrojnë janë dy gjyqtarë nga Gjykata e Lartë dhe një gjyqtarë nga shkalla e parë e Krimeve të Rënda. 

Medi Bici, Ardian Dvorani dhe Luan Hasneziri janë gjyqtarët të cilët janë në garë për tu bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese. Një nga këta tre gjyqtarë pritet të zëvendësojë në kushtetuese Vitore Tushën të cilës i mbaron mandati. 

Por si do të zgjidhet gjyqtari që do marrë postin në kushtetuese? 

Ky vend vakant, sipas kuadrit ligjor në fuqi, i krijuar në Gjykatën Kushtetuese, është emërtesë e Gjykatës së Lartë. 

Pra, zgjedhja e këtij anëtari do bëhet nga Mbledhja e Përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, ka sqaruar Gjykata e Lartë në hapjen e garës më 16 janar 2017. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat