Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili njihet si njëri nga personalitetet shtetërore shtetërore qe eshte shumë aktiv në rrjetet sociale, nuk e ka lëshuar rastin t’i gëzohet fitores së Juventusit.
Ka mjaftuar një foto dhe dy fytyra të gëzuara përballë një zeroje, të postuara në Facebook, që të ngjallë shumë reagime përmes komenteve.
Komentuesit kanë kritikuar por edhe përkrahur shijen dhe tifozllëkun e Ramës, e në shumë raste atë e kanë lidhur edhe me zhvillimet politike në Shqipëri dhe me protestën e PD-së. Por, kryeministri Rama nuk ka përtuar t’u kthejë përgjigje qindra komentuesve, ndaj të cilëve është përgjigjur me talentin e tij të njohur me batuta dhe humor