Selami braktis grupin e PD-së? Nuk duket në çadrën e Lirisë

Shqipëria

Selami braktis grupin e PD-së? Nuk duket në çadrën e Lirisë

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 16:27
Eduard Selami

Sot teksa në Parlament zhvillohej seanca plenare në çadrën e Lirisë në Bulevard u mbodhën deputetët e opozitës. “Ky është parlamenti i vertetë”, tha Basha.

Por, aty ra në sy mungesa e deputetit Eduard Selami. Ai prej kohësh nuk ka marrëdhënie të mira me Bashën dhe debatet në grup janë publikuar disa herë në media. Po kështu, Selami pati deklaruar në verën e 2016 se do ta votonte Reformën në Drejtësi edhe nëse nuk votonte PD-ja. Duket se Selami ka sot të njëjtin qendrim me mazhorancën se “opozita po bllokon Vetingun”.

Gjithashtu në çadrën e protestës vihet re mungesa e Majlinda Bregu, por ajo ka deklaruar se ndodhet jashtë vendit për vizitë pune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat