Protesta, Flamur Noka: Qeverinë e rrëzojmë me mjete demokratike

Shqipëria

Protesta, Flamur Noka: Qeverinë e rrëzojmë me mjete demokratike

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 17:24
Flamur Noka

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, u shpreh se opozita do përshkallëzojë protestat deri në rrëzimin e qeverisë me mjete ligjore. 

"Qeveria e ka humbur legjitimitetin. Do përdorim çdo mjet demokratik për rrëzimin e qeverisë. Nuk i rikthehemi normalitetit. Të jeni të sigurt që opozita përfaqëson vullnetin e qytetarëve. Mes interesave të qytetarëve dhe vullnetit të tyre, gjithmonë ka triumfuar dhe do triumfojë vullneti i qytetarëve", u shpreh Noka.  

I pyetur për vonesat në procesin e integrimit, Noka tha se nuk mund të ketë integrim të Shqipërisë në BE pa u çliruar nga krimi dhe korrupsioni.  

"Prioriteti numër një është që vendi të ketë liri dhe demokraci. Një vend pa liri, demokraci, i rrënuar, i shkatërruar, i tëri i mbuluar me drogë, i mbuluar me krim dhe korrupsion, nuk mund të ketë integrim pa u çliruar nga krimi, korrupsioni, droga dhe pa u vendosur standardet demokratike. Regresin e përfaqësojnë këta që janë në pushtet. Nëse sot Shqipëria është larg hapave të integri mit është për shkak të kësaj oligarkie që është në pushtet", tha Noka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat