Mediu informon kongresmenët amerikanë për situatën në Shqipëri

Shqipëria

Mediu informon kongresmenët amerikanë për situatën në Shqipëri

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 20:37
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka zhvilluar një vizite zyrtare ne Vjene, ku ka pasur një sërë takimesh me senatorë dhe kongresmenë amerikanë.

Gjate kësaj vizite, kryetari i Republikaneve, shoqërohej edhe nga drejtori i departamentit të Sigurisë Kombëtare në Partinë Demokratike, Avenir Peka.  Ata kanë pasur takime me senatorë dhe kongresmenë të SHBA-së, mes tyre senatorin Roger Wicker, Kryetar i Komitetit të Helsinkut të SHBA dhe njëkohësisht edhe kryetar i komitetit të Çështjeve politike të sigurisë në OSBE.

Të pranishëm kanë qenë edhe kongresmenët Robert Aderholt, kongresmeni Trend Kelly dhe Ricard Hudson. 

Në takime është biseduar mbi situatën në rajon, krizën politike në Shqipëri, rrezikun e dështimit të zgjedhjeve të ardhshme për shkak të kriminalitetit, drogës, dhe parave të pista. Mediu ka bere nje panorame te gjere te zhvillimeve te fundit politike, deformimin qe po behet nga Rama Reformes ne Drejtesi, si dhe bllokimin qe maxhoranca po i ben Reformes Zgjedhore. Nje tjeter moment tek i cili zoti Mediu u ndal gjate, ishte edhe kanabizimi i Shqiperise, kriminalizimi i shoqerise, si dhe perdorimi i bandave dhe parave te trafiqeve ne zgjedhjet e ardhshme. Senatorët dhe kongresmenët janë angazhuar për të ndjekur nga afër procesin zgjedhor në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat