Saimir Tahiri kryeministër i ardhshëm? Ja reagimi i Ilir Metës

Shqipëria

Saimir Tahiri kryeministër i ardhshëm? Ja reagimi i Ilir Metës

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 23:38
Edi Rama, Ilir Meta dhe Saimir Tahiri

Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka folur rreth politikave të jashtme marrëdhënies me SHBA dhe Turqinë dhe çfarë përfiton vendi .

Meta tha se e rëndësishme mbi të gjitha është politika e Shqipërisë. Ai u ndal ndër të tjera në stabilitetin që duhet të ketë në Maqedoni, pasi kjo do të sillte edhe një stabilitet në rajon. “Ne gjë më të rëndësishme se të merremi me Shqipërinë nuk kemi. Ka një thënie të hershme që politika në radhë të parë është lokale pastaj rajonale dhe globale. Për mua interes ka stabiliteti i Maqedonisë dhe të drejtat e shqiptarëve”, tha Meta. 

Ai ka kthyer përgjigje edhe në lidhje me zërat se do të jetë ai president. “Nuk e kemi diskutuar këtë çështje dhe nuk e ka kuptuar askush që doktori do të ishte aq kategorikë sa ta shpallet atë darkën e fundit”, tha ai. Meta foli edhe në lidhje me zërat se LSI ka kërkuar ‘kokën’ e Sajmir Tahirit duke i konsideruar këto thashetheme. Por kreu i Kuvendit i është përgjigjur me batutë edhe pyetjes nëse Saimir Tahiri është projektuar si kryeministër i ardhshëm. “Këto qenkan vërtet gojë të liga”, tha Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat