Ja cila është bima që kanë filluar të mbjellin shqiptarët në vend të kanabisit

Shqipëria

Ja cila është bima që kanë filluar të mbjellin shqiptarët në vend të kanabisit

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 00:25
Bima shafrani

Kreu i LSI-së, ka folur në “Zonë e lirë’ edhe në lidhje me deklaratën që bëri ditën e sotme deputetja e LSI-së njëherësh edhe bashkëshorte e tij, Monika Kryemadhi në lidhe me mbjelljen e një bime me vlerë siç është shafrani.

“Ne jemi duke punuar për një strategji shumë interesante e cila shumë shpejt do të prezantohet për të bërë të kundërtën e asaj që po ndodh sot në Shqipëri, pra për të bërë të kundërtën e zhvillimit të kanabisit, për të rritur një kulturë tjetër e cila është shumë më e shtrenjtë, shumë më e kultivueshme, e cila është shafrani, e cila në Dumre është një zonë eksperimentale dhe të ardhurat janë të mëdha”, tha Monika Kryemadhi nga qyteti i Elbasanit. Ndërkohë, Meta komentoi , deputete e LSI-­së.  “Për shafranin mund të ftosh Monikën dhe ta pyesësh. Nuk jam dakord me Monikën. Hashash në asnjë mënyrë. Çdo zgjedhje tjetër po”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat