Rama: Në të shkuarën asnjë legalizim banese

Shqipëria

Rama: Në të shkuarën asnjë legalizim banese

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 10:13
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me qytetarë të Vlorës ku po shpërndan certifikata legalizimesh. Rama është shprehur se legalizimet Falas, janë një histori suksesi që po zhvillohet me ritëm dhe përgjegjësi. 21 mijë legalizime (85% biznese) në 8 vjetët e qeverisë së vjetër/115 mijë legalizime (90% shtëpi) në 30 muajt e fundi

“Vlora renditet e para për abuzimin me ligjin, ku faktikisht nuk është bërë asnjë legalizim banese dhe legalizimet e bëra kanë qenë mbi rërë apo mbi gurët e plazhit, në zona të mbrojtura natyrore dhe për bizneset. Kjo është historia, sot jemi ndryshe 93% e legalizimeve të sotme janë për banesa dhe do bëjmë të mundur që ky proces të mos ndalet. Po keni parasysh që në 8 vitet e atij, që është mirë mos t’i përmendet emri, se krijohen dallgë, pjesën me të madhe të legalizimeve e ka bërë për bizneset.

Ne në dy vite e pak,  kemi bërë shumë punë dhe detyrimet kanë qenë shumë të pakta. Nuk ka diskutim që ndryshimi është i qartë dhe rrënjësor sepse deri dje për të bërë legalizimin e banesës duhet të paguaje mbi dorë dhe nën dorë” u shpreh kryeministri Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat