Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 07:29
Ilustrim

Orët e paradites do të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herëpashershme ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat jugore-juglindore të vendit duke rrezikuar rrebeshe shiu afatshkurtër.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë me vranësira të dendura zonat verilindore dhe juglindore, më të dukshme në juglindje duke rrezikuar shira të përkohshëm.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat minimale ndërsa në vlerat maksimale parashikohet rritje me 2-3 gradë celsius. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke bërë që në Adriatik dhe Jon të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat