FMN miraton fondin për Shqipërinë, kërkon programet

Shqipëria

FMN miraton fondin për Shqipërinë, kërkon programet

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 10:59
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar përfundoi dy rishikimet e fundit (të nëntë dhe të dhjetë) të programit ekonomik të Shqipërisë mbështetur nga një marrëveshje e zgjeruar e mekanizimit të Fondit. Përfundimi i rishikimit i lejon autoritetet të tërheqin ekuivalentin e një shume shtresë rreth 73.2 milion Euro, duke e çuar në total rreth 377,3 milion Euro me kursin e këmbimit aktual, ose 212.1 për qind të kuotave aktuale të vendit në Fondin.

Në 28 korrik 2014, Bordi Ekzekutiv miratoi një hua 36 mujore si pjesë e mekanizimit të zgjeruar EFF për Shqipërinë. Marrëveshja kishte për qëllim të rivendoste rritjen ekonomike dhe kontrollin e borxhit publik, që ishte në rritje të shpejtë dhe kishte kërcënuar stabilitetin ekonomik, duke forcuar financat publike, ruajtjen e stabilitetit financiar, dhe zbatimin e reformave strukturore të fokusuara në përmirësimin e sektorit të energjisë dhe klimës së biznesit.

“Prioritetet kryesore të autoriteteve në periudhën e pas programit janë të përshtatshme. Ato duhet të vazhdojnë që të ndjekin konsolidimin fiskal në 2017 dhe më tej në mënyrë që të ulin borxhin publik në rreth 60 përqind të PBB-së deri në fund të 2019. Strategjia e konsolidimit duhet të përqendrohet në zgjerimin e bazës së taksapaguesve dhe përmirësimin e administrimit dhe mbledhjes së taksave. Strategjia është ambicioze dhe do të kërkojë angazhim të madh politik”, tha Tao Zhang, zëvendës drejtor menaxhues dhe kryetar në detyrë.

Sipas tij “autoritetet ndërmorën rregullime të mëdha fiskale dhe bënë progres domethënës në fuqizimin e institucioneve fiskale. Reforma të mëtejshme në administrimin e taksave dhe menaxhimin publik financiar do të ndihmojnë në reduktimin e rreziqeve fiskale dhe do të krijojnë hapësirë fiskale për shpenzime më cilësore. Për më tepër, përmirësimi i menaxhimit të investimeve publike, dhe trajtimi i projekteve të prapambetura të investimeve të pabuxhetuara do të fuqizonte më tej besueshmërinë e qeverisë në kuadër të buxhetit afatmesëm”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat