Ben Blushi shkruan kronikën e vdekjes së Rilindjes

Shqipëria

Ben Blushi shkruan kronikën e vdekjes së Rilindjes

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 15:10
Blushi

Kreu i Partisë Libra, Ben Blushi duket se po shkruan kronikën e degradimit dhe të fundit të Rilindjes.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Blushi ka rreshtuar vetëm disa ngjarje të ndodhura ditët e fundit, nëpërmjet të cilave kërkon të tregojë se në çfarë rruge kriminale është future Rilindja e Edi Ramës dhe se përse ai vendosi, të shkëputet përfundimisht nga karvani i saj duke themeluar LIBRA­n.

Blushi thotë se KQZ mbron një deputet që ka plagosur 4 vetë, ndërkohë që kërkon të nxjerrë jashtë zgjedhjeve partinë LIBRA. Ndërsa shton se kryetari i shkarkuar i Kavajës, Elvis Roshi, është ende në detyrë, kurse Majko i kërkon falje partisë, për një shaka me gishtat lartë të djalit të tij.

Ja çfarë shkruan Ben Blushi në FB

Ka njerëz që ende me pyesin pse u largova nga Rilindja dhe vendosa te krijoj LIBRA. Po përshkruaj vetëm kronikën e dy ditëve te fundit. KQZ mbron një deputet që ka plagosur katër vetë. Nuk ia heq mandatin ndërkohë që kërkon të nxjerrë LIBRA jashtë zgjedhjeve. Kryetari i shkarkuar i Kavajës i con shkresë KQZ pasi kjo e ka shkarkuar. Dy nipat e një ish­deputeti rrahin dhe qëllojnë me armë një ish­deputet në Lezhë. Janë veshur policë dhe natyrisht janë të lirë. Një deputet i kërkon falje partisë për një shaka të djalit të tij. Gjithë këta janë Rilindja. A mund të rrija më në këtë kënetë?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat