PDM:Tryeza e dialogut gjithëpërfshirës me aktorët politik është zgjidhja e reformës zgjedhore

Shqipëria

PDM:Tryeza e dialogut gjithëpërfshirës me aktorët politik është zgjidhja e reformës zgjedhore

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 15:22
Ilir Vata, kryater i PDM

Refoma zgjedhore kërkon dialogun e gjithë forcave politike të partive parlamentare dhe jo parlamentare, që kanë ulur tryezën e debatin dhe kanë propozuar konkretishtë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Opozita duhet të ngre tryezën gjithëpërfshirëse, para se të marrë përsipër një betëjë të pamundur, pasi aktorët politikë janë të gjithë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe reformimin e sistemit zgjedhor.

Palët janë shprehur në mënyrë zyrtare për kërkesat e tyre të ndryshimit dhe partitë e vogla parlamentare dhe jo parlamentare ka më shumë se një vit që mbajnë ngrehur një nga problematikat më të nxehta aktualishtë dhe ndryshimet janë krejt të mundshme, por mungon vullneti politik dhe mosbesimi mes palëve.

Partia e të Drejtave të Mohuara, PDM si pjesë e tryezës së partive të vogla politike mbështet ndryshimet në Kodin Zgjedhor, madje i konsideron jetike për zgjedhjet e 18 qërshorit dhe fton kontribuesit real në këtë përpjekje për Reformën Zgjedhore që të organizojnë një tryezë gjithëpërfshirëse të partive politike për të gjetur rrugën e kompromisit politik për të sjellë ndryshimet e nevojshme elektorale.

Dialogu është sprova e vërtetë e atyre që duan realisht ndryshim apo kanë qëllime të tjera politikë sepse partitë e mëdha kanë qenë nihiliste dhe qëllimkëqija në lidhje me ndryshimet zgjedhore, pasi për 26 vite ata e kanë mbajtur monopolin e sistemi dhe të procesit zgjedhor për interesa të tyre.

Është hera e parë që opozita nuk bie dakor me partinë më të madhe të mazhorancës dhe kjo duhet parë si një mundësi nga të gjithë aktorët politikë që lëvizja e opozitës të shërbejë për të patur një reformë zgjedhore të besueshme, të sigurtë dhe garantuese për një proces zgjedhor që i shërben votës së qytetarit dhe përkthimin e votës në pushtet real dhe jo të deformuar siç jemi mësuar ta shohim deri tani.

Kodi Zgjedhor duhet ndryshuar në thelbin e tij të vertetë, pikërisht në një sitem modern elektoral dhe për këtë PDM, si parti që lindi nga mohimi i së drejtave në diktaturën komuniste është e gatshme të jap kontributin e saj modest, por të rëndësishëm nga pikpamja politike.

Opozita të ndërmarrë insiativën e tyrezës, mdje dhe ta derejtojë atë, nëse realisht ajo kërkonë reformën zgjedhore dhe nëse po, ne bëhemi pjesë e kësaj përballje me cilën do forcë politike që e pengon.

Nuk duhet që opozita të marrë fatura politike që si takojnë, ajo të udhëheq procesin dhe ne ta mbështesim duke dhënë të gjithë në kontribut real për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe një mundësi të madhe për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat