Nxënëset “hakmerren” me mësuesin e turqishtes, e testojnë për gjuhën shqipe

Shqipëria

Nxënëset “hakmerren” me mësuesin e turqishtes, e testojnë për gjuhën shqipe

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 15:48
Ada, Adriana, Isara, Silvia dhe Elisa

Është e vështirë që një klasë e tërë të jetë në një mendje, por kur vjen puna për profesorin, këto nxënëse nuk kanë dyshime.

Mësuesi i tyre nuk është si të tjerët. Ada, Adriana, Isara, Silvia dhe Elisa kanë ardhur në programin e “E Diela Shqiptare” në rubrikën “Ka një mesazh për ty”. Motivi i tyre që ishin të pranishme në studio është profesori i turqishtes Mustafai, pasi sipas tyre është një mësues shumë i çuditshëm.

“Mënyra sesi ai e shpjegon mësimin nuk është si të gjithë profesorët e tjerë. Sapo futet në klasë na mahnit me ndonjë surprizë apo gallatë për shembull në mëngjes na thotë “mirëmbrëma”.

Profesori Mustafa nuk është tipiku i mësuesve që jemi mësuar të shikojmë. Ai ka një metodikë ndryshe të mësimdhënies, duke ia bërë orën e mësimit më argëtuese saqë nxënësit harrojnë nëse janë në klasë apo janë duke parë një shfaqje në teatër. Por çdo e mirë e ka një të keqe dhe sipas vajzave edhe profesori Mustafa e ka një anë negative të karakterit të tij.

“Ai na bën provime çdo javë dhe janë tmerrësisht të vështira. Gramatika është shumë e vështirë dhe ai duke qenë se na e shpjegon mësimin aq mirë ka edhe kërkesë llogarie. Provimet janë shumë të vështira, por edhe detyrat që na jep janë shumë voluminoze.”

Vajzat kishin përgatitur një plan për profesorin e tyre në studio. Ato kishin përgatitur një provim për të, për t’i marrë “hak” dhe të testojnë shqipen e tij.

Profesor Mustafa Bej erdhi në studion e “E Diela Shqiptare” për të dëgjuar mesazhin dhe për të parë se kush ia ka bërë këtë në rubrikën “Ka një mesazh për ty”. Batutat e tij nuk munguan as në studio. Edhe pse ka marrë nënshtetësinë shqiptare në tetor të 2016, shqipen nuk e flet edhe aq mirë. Vajzat i tregojnë në lidhje me problemin që hasin me profesorin e tyre, kur i jep shumë detyra. Por profesor Mustafa thotë se: “Shkolla pa detyra është si çaji pa sheqer.”

Profesori i nënshtrohet provimit të gjuhës shqipe dhe detyra e tij ishte të gjente në shqip fjalën turke.

“Unë do të them fjalët në turqisht e ti do të më përkthesh në shqip”

Kirmizi – E kuqe

Akilli – I zgjuar

Inek – Lopë

Pjesën më të madhe të fjalëve që Ardit Gjebrea i kishte përgatitur profesor Mustafait, ai e kaloi me sukses testimin, duke marrë notën 10. Nga ana tjetër vajzat kanë ngelur pa fjalë nga profesori i tyre i dashur.

“Ne jemi shumë të kënaqura, por do t’i bëjmë edhe kërkesën e fundit dhe më të rëndësishmen. Profesor ne kemi dëgjuar që ju nuk do të na mbani tre vjet, pra nuk do të na jepni mësim tre vjet. Dhe ne nuk e duam këtë gjë.”

Nga ana e drejtoreshës, e cila ishte e pranishme që në fillim të programit në studio thotë se do të bëjë të pamundurën për t’i kënaqur nxënësit me dëshirat që kanë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat