Përfaqësuesi i CDU në çadrën e PD: Zgjedhjet të rëndësishme për Shqipërinë

Shqipëria

Përfaqësuesi i CDU në çadrën e PD: Zgjedhjet të rëndësishme për Shqipërinë

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 19:05
Përfaqësuesi i CDU-së, Paul Ziemiak

Protestën e opozitës në Tiranë, e ka mbështetur edhe përfaqësuesi i CDU-së, Paul Ziemiak, i cili theksoi se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

Paul Ziemiak: Ju e dini që Gjermania ka qenë e ndarë në dy pjesë përmes një muri. Dhe shumë vetë mendonin se nuk ka për të pasur më ndryshime, kështu do të mbetej situata. Ndërkohë që kishte edhe njerëz të tjerë si ju që menduan se mund t’i ndryshojnë gjërat me paqe.

Në 1989, muri i Berlinit u rrëzua dhe Evropa Lindore u çlirua, ndërsa tani ne përballemi me sfida të reja, veçanërisht në Shqipëri, dhe tani është momenti juaj, është koha juaj që ju të merrni në dorë të ardhmen e vendit tuaj. Dhe ju duhet të bëni pyetje vetes, familjes tuaj; çfarë lloj të ardhmeje doni të keni për Shqipërinë?

A doni një Shqipëri ku kriminelët të kenë më shumë të drejta se sa njerëzit e thjeshtë? Apo doni një vend ku sundon ligji dhe mbështeten njerëzit e thjeshtë dhe punëtorë dhe ku të gjithë të kenë shanse të barabarta pavarësisht se kush je. Të tërë mund të jetojnë në liri, pa korrupsion. Në qoftë se doni të jetoni në një vend ku secili të marrë atë që do, duhet të votoni Lulzim Bashën. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë. Ka ardhur momenti që ju mund të ndryshoni diçka. Ky është momenti juaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat