Ja kush është shqiptari që u qëllua me plumb në kokë, polici: S’doja ta vrisja

Shqipëria

Ja kush është shqiptari që u qëllua me plumb në kokë, polici: S’doja ta vrisja

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 21:51
Shqiptari së bashku me dy bashkëpunëtorë po tentonte të grabiste një apartament në momentin që është ndaluar nga forcat e rendit.

Klodjan Hysa është personi që u plagos mbrëmje e së premtes me plumb në kokë nga një efektiv i policisë Italiane. Ngjarja ndodhi në komunën Monte San Giusto në provincën e Maceratës. Mediat fqinje shkruajnë se  shqiptari së bashku me dy bashkëpunëtorë po tentonte të grabiste një apartament në momentin që është ndaluar nga forcat e rendit. Ndërkohë, efektivi i policisë ka thënë në dëshminë e tij se nuk ka pasur si qëllim që ta qëllojë, por se shqiptari ka tentuar që t’i përplasë me makinë.

“Plumbi ka qenë i rastësishëm, ka deklaruar polici që qëlloi shqiptarin. Kisha në duar pistoletën, por nuk doja të qëlloja. Bashkë me kolegun tim i bëmë thirrje të ndalej, por ai tentoi të na përplaste me makinë e në atë moment është shkrehur pa dashje pistoleta, duke e goditur në kokë. Nuk doja ta qëlloja”, ka shpjeguar punonjësi i policisë italiane, i cili për momentin është në hetim nga drejtësia italiane.

Shqiptari Klodjan Hysa 35 vjeç, gjendet i shtruar në gjendje mjaft të rëndë në spitalin e Maceratës, e për mjekët është deklaruar klinikisht i vdekur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat