"Bashën s'do pranoja ta kisha komshi dhe jo më..."

Shqipëria

"Bashën s'do pranoja ta kisha komshi dhe jo më..."

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 13:11
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri

Thirrjet e forta që lideri i opozitës Lulzim Basha bëri gjatë së premtes për të rrëzuar qeverinë qoftë edhe me dhunë, janë komentuar këtë të hënë nga ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.

I pyetur nga gazetarët për këtë deklaratë, Tahiri ironizoi duke thënë se Bashën nuk do donte ta kishte as komshi.

"Institucionet bëjnë detyrën. Nuk i kuptoj deklaratat agresive, arrogante, apo qëndrimin fodull të këtij njeriu, që personalisht s'do pranoja, me këto karakteristika, ta kisha komshi dhe jo më kryetar opozite", u shpreh Tahiri. 

Ministri firmosi peticionin e shoqërisë civile që kërkon zbatimin e reformës në drejtësi dhe ligjin e vetting-ut duke e vlerësuar si një kauzë të drejtë që po ndërmerr shoqëria civile.

Tahiri tha se Reformën në Drejtësi e duan 98% e shqiptarëve, ndërsa kundërshtarët e saj janë pakicë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat