Qëlluan me vezë Edi Ramën, ja sa do të dënohen studentët

Shqipëria

Qëlluan me vezë Edi Ramën, ja sa do të dënohen studentët

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 14:26
Kryeministri Edi Rama

Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për studentët që qëlluan me vezë kryeministrin Edi Rama. Gjyqi ndaj tyre është duke u zhvilluar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa vetë Rama nuk ka shkuar për të dëshmuar.

Ditën e sotme prokuroria e kryeqytetit ka bërë edhe kërkesën për dënimin e studentëve. Sipas akuzës, ata duhet të dënohen me 60 orë pune në publik.

Edi Rama u qëllua me vezë nga studentët e Lëvizjes për Universitetin në 2 nëntor 2015, kur ai ishte duke dalë nga ambientet e Universitetit të Shkencave Sociale në Tiranë.

Studentët e qëlluan Edi Ramën pasi janë kundër Reformës në Drejtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat