Tensioni dhe problemet me Greqinë, Bushati në Mars viziton Athinën

Shqipëria

Tensioni dhe problemet me Greqinë, Bushati në Mars viziton Athinën

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 18:59
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati do të vizitojë në datat 2 dhe 3 mars Athinën.

Ai do të takojë homologun e tij grek Nikos Kocias, me të cilin do të bisedojë për një sërë çështjesh të hapura mes dy vendeve

.Burime zyrtare i thanë tch se në fokus do të jenë rezultatet e deritanishme të komisioneve të ngritura për korigjimin e teksteve shkollore, marrëveshjet e ndryshme konsullore, pullën apostile, çështjen e varrezave të ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri, si dhe përgatitjen e grupeve të punës mes dy vendeve për përfundimin e traktatit të ri të miqësisë mes Shqipërisë dhe Greqisë, afati i të cilit përfundon këtë vit. 

Burimet thanë se jashtë fokusit të bisedimeve nuk do të mbetet as normalizimi i marrëdhënieve dypalëshe. 

Athina e ka parë me sy pozitiv pozicionimin e kryeministrit Edi Rama dy ditë më parë në Sarandë, ku ky i fundit vlerësoi rolin e minoritetit grek në Shqipëri dhe garantoi në emër të qeverisë plotësimin e Kartës së të drejtave të minoriteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat