Zharrëza, miratohet drafti qeveritar për dëmshpërblimet

Shqipëria

Zharrëza, miratohet drafti qeveritar për dëmshpërblimet

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 20:33
Foto nga takimi

Tre ministri kanë hartuar këtë të hënë draftin e vendimit të Këshillit të Ministrave për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve shkaktuar banesave në fshatin Zharrëz.

Sipas një njoftimi për shtyp të Ministrisë së Energjitikës dhe Industrisë, drafti në fjalë do të miratohet në mbledhjen e radhës të qeverisë, që do të mbahet ditën e mërkurë.

Një ditë më parë, MEI urdhëroi kompaninë e naftës që menaxhon fushat në njësinë administrative të Patosit, që përfshin edhe Zharrëzën, të ndërpresë aktivitetet naftëxjerrëse deri në një urdhër të dytë.

Banorët e fshatit mëngjesin e së shtunës mbërritën në Tiranë, pas një marshimi të gjatë në këmbë, për të protestuar përpara selisë së Ministrisë së Energjitikës.

Më pas, ata u pritën në një takim nga zëvendës kryeministri Niko Peleshi, nga i cili morën garanci për zgjidhjen e problemeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat