Bylykbashi: Trafiku i drogës nga porti i Durrësit bëhet me grafik

Shqipëria

Bylykbashi: Trafiku i drogës nga porti i Durrësit bëhet me grafik

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 21:06
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi thotë në studion e Ora News se trafiku i drogës nga porti i Durrësit bëhet me grafik.

Ai deklaron se kohët e fundit në Itali janë kapur rreth 20 ton drogë dhe këtë sasi nuk e ka trafikuar as Eskobari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pjesë nga intervista:

Bylykbashi: Nëse ke një qeveri si e Edi Ramës që premton ulje taksash dhe e di që nuk është çështje votash pasi ato i merr me para dhe kriminelë, sigurisht që nuk shqetësohesh për rritjen e taksave. Është e pamundur që brenda një jave të kapen 20 ton drogë. Eskobari nuk ka guxuar kurrë të importojë 20 ton drogë brenda javës në SHBA. Kjo ndodh me Edi Ramën, Saimir Tahirajn, me Habilajt. Nuk besoj se është rinovuar policia italiane dhe është më e aftë sot dhe nuk i kapte disa vitesh rresht jo kaq tonë por as një ton. Policia e lejon të kalojë me grafik në portin e Durrësit. Kanabisit po mbillet jo më vetëm në male por edhe në magazina.

Nuk mund të kthehet në një shtet bandë, që për të krijuar lajm u është kërkuar policëve të arrestojnë njerëz vetëm e vetëm të prodhojnë lajm për të sfumuar protestën e opozitës.

Zgjedhjet e rrezikuara- Bylykbashi: Nuk ka asnjë njeri që nuk e di se zgjedhjet janë të rrezikuara. Pak ditë më parë tha edhe ambasadori i OSBE-së që në treg janë 2 miliardë euro. Po të bësh llogari dali edhe 5-6 miliardë euro. Shumica e problemeve po transferohen në fazën e votimeve. OSBE/ODIHR e tha qartë në 2015 që nuk ishte thënë që nga viti 2001, kur zgjedhësit nuk kishin votuar lirisht. Precepsioni i çdo qytetari është që zgjedhjet do të cenohen rëndë nga blerja e votës.

Vettingu- Bylykbashi: Po bëhet një barcaletë. Sipas Ramës qenka vettingu të pengojë hapjen e 300 mijë vende pune. Vettingu tek prokurorët po i bën këta ministra të zhyten në korrupsion të frikshëm. Në themel është e drejta e votës. Në momentin që shqiptarët zgjedhin qeverinë e tyre me votë, do t’ia bëjnë Vettingut ministrave dhe këtij kryeministri. Më 17 maj 2016, PD prezantoi platformën e saj të plotë. Thamë që reforma në drejtësi do të kushtëzohet me reformën zgjedhore. Kushti është i qartë; qeveri teknike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat