Demokrati jep alarmin: Disa deputetë të PD-së duan dështimin e Bashës

Shqipëria

Demokrati jep alarmin: Disa deputetë të PD-së duan dështimin e Bashës

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 21:45
Lulzim Basha

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Murat Basha ka dhënë alarmin me një reagim të fortë në “Facebook” duke thënë se disa deputetë të PD-së ëndërrojnë dhe dëshirojnë që Lulzim Basha të dështojë në aksionin politik.

Madje, Murat Basha thotë se këta deputetë të PD-së duan ta pengojnë me urdhër të kryerilindasit, pra Edi Ramës. “Disa nga deputetet e P.D enderrojne dhe deshirojne,qe Lul Basha te deshtoje ne aksionin politik dhe ata do t’a pengojne me urdher te kryerilindasit. Me te pabesueshem jane kur flasin ne emer te moralit apo se i dhimbset P.D….Askushe, mjaft me lojera. Nuk ndalet protesta. Nuk do hyet ne zgjedhje me keta hajdute dhe kriminele”, shkruan ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat