Basha: Do t’i japim fund republikës së krimit dhe drogës

Shqipëria

Basha: Do t’i japim fund republikës së krimit dhe drogës

Më: 1 mars 2017 Në ora: 12:31
Lulzim Basha

Në ditën e 12-të të protestës së opozitës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në bashkëbisedimin e radhës me qytetarët, shprehu vendosmërinë për t’i dhënë fund republikës së krimit dhe drogës.

Lëvizja e nisur më 18 shkurt, tha Basha, është e paprecedentë në historinë e re të Shqipërisë, dhe fitorja e kauzës për zgjedhje të lira e të ndershme është e pashmangshme. “Fitorja po vjen dhe kauza jonë po triumfon. Përditë qytetarët po marrin kurajo dhe po bashkohen me ne në sheshin e Lirisë, për t’i dhënë fund republikës së vjetër të krimit dhe drogës, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, dhe me largimin e qeverisë”, u shpreh kreu i PD-së.

Republika e vjetër, vijoi ai, ra pre e krimit dhe republika u shndërrua në republikën e drogës dhe në kanabistanin e Europës.

“Në vetëm 4 vjet ia dolën të shkatërrojnë një shtet të tërë dhe ta kthejnë në mbrojtje të kriminelëve. E nisën duke “ekzekutuar“ kupolën e drejtuesve të lartë të policisë. Kriminelëve iu hap rruga duke e spastruar policinë nga oficerët e ndershëm dhe duke vendosur në kupolën drejtuese njerëz të lidhur me krimin, bandat e drogën”, u shpreh Basha.
Kjo, sipas tij, solli mbulimin e vendit me drogë, përfitimet e së cilës shkojnë në duart e kupolës kriminale, të lidhur drejtpërdrejtë me Edi Ramën dhe Saimir Tahirin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat