Basha flet përpara protestuesve: Republika e drogës duhet të rrëzohet

Shqipëria

Basha flet përpara protestuesve: Republika e drogës duhet të rrëzohet

Më: 1 mars 2017 Në ora: 19:25
Kreu i opozitës Lulzim Basha

Gjatë fjalimi të tij para protestuesve në çadrën e lirisë përpara Kryeministrisë në ditën e 12 të tyre, kreu i opozitës Lulzim Basha është ndalur në çështje aktuale ku ka akuzuar qenësinë për mosjmarrjen e masave për shpërndarjen e drogërave.

“Droga po shkatërron Shqipërinë, po shkatërron brezin e ri. Ata që e shndërruar Shqipërinë në një hambar droge. Nuk e gjen gjë Shqipërinë nga mbjellja e drogës e kultivimi të drogës se thanë që tua shesim evropianeve. Kjo ishte gënjeshtra më e madhe dhe më e pacipë që nga koha e  komunizmit. Kjo depërtoi në pjesën më vulnerabël atë studentore dhe të papunë të shqipërisë”,tha Basha, duke u ndalur në një shembull konkret në efektin  e drogës të treguar nga Doris Pack. "Doris na shokoi kur tha se ajo kishte humbur një fëmijë. Një vajzë 20 vjeçare nga përdorimi i drogës", tha ai. "Drogimi i shqiptarëve është  gjëma e fundit e zezë që ko qeveri dhe  ky kryeministër iu lanë shqiptarëve. Përcjellja e tij me votë popullore me zgjedhje të lira dhe të ndershme që mbyll këtë derë dhe hapet një tjetër", shtoi Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat