Ish- zëvendësministri i Edi Ramës: Po përdor gjuhë arrogante ndaj opozitës

Shqipëria

Ish- zëvendësministri i Edi Ramës: Po përdor gjuhë arrogante ndaj opozitës

Më: 2 mars 2017 Në ora: 10:07
Edi Rama dhe Dritan Hila

Ish zëvendësministri i Mbrojtjes i Edi Ramës, sot analist Dritan Hila thotë se kryeministri flet me një gjuhë arrogante ndaj opozitës edhe në prag të zgjedhjeve.

Hila: Shpresoj që gjithçka të mbetet në kuadrin ligjor dhe këtë në dorë e ka pushteti jo ata që janë në opozitë. Shpresoj që pushteti të mos i thotë opozitës; hajdeni votoni Vettingun dhe shkoni ku dreqin të doni. Edhe me numrat e sotëm, ata përfaqësojnë 35% të popullsisë dhe nuk mund t’i drejtohesh me këtë gjuhë arrogante. Kjo lloj gjuhe karakterizon kryeministrin dhe të cilën ai nuk po e ndryshon as në prag të zgjedhjeve, ku duhet një gjuhë me përunjtur.

Ne nuk kemi një elektorat politik të rafinuar, të ndryshojë rreshtimet e veta në mënyrë masive siç ndodh në demokraci të konsoliduara. Kjo kërkon edukatën e vet.

Që do të ketë blerje, siç thuhet “vesi del me shpirtin”. Më duket pak e vështirë të ndërrosh pas 25 vitesh. Ka një lloj forcimi të njerëzve, të zotërve të ‘luftës’ në rajone të caktuara të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat