Basha: Edi Rama po përçan shqiptarët

Shqipëria

Basha: Edi Rama po përçan shqiptarët

Më: 2 mars 2017 Në ora: 19:12
Kreu i PD-së, Lulzim Basha duke folur në bashkëbisedimin me qytetarët në “çadrën e lirisë”

Kreu i PD-së, Lulzim Basha duke folur në bashkëbisedimin me qytetarët në “çadrën e lirisë”, ka folur edhe për incidentin e ndodhur mesditën e sotme ku një militante socialiste nga Vlora shau në mënyrë vulgare.

“Nuk ka rëndësi se kush është ajo grua, pamja e saj, por ku e ka gjetur Edi Rama atë për të hedhur farën e përçarjes mes shqiptarëve”, u shpreh Basha, i cili më pas pyeti pjesëmarrësit se sa ishin nga jugu i vendit dhe nga Tirana.

“Toskë e gegë bashkë në këtë betejë deri në fitore. Edi Rama duhet të distancohet nga përçarja e shqiptarëve”, u shpreh Basha.

Sipas kreu të PD-së “prapa fasadës së republikës së vjetër janë kokat e krimit dhe të drogës që qeverisin sëbashku me Edi Ramën. Shteti në shërbim të qytetarit nuk ekziston më, por shteti tani është në shërbim të kriminelëve”.

“Nuk ka e nuk do të ketë lodhje, thyerje, nuk ka e nuk do të ketë kompromis e pazar për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Vetingu dhe drejtësia do të çlirohen me ikjen e Edi Ramës”, tha Basha në fjalën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat