Vetingu, sot Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

Shqipëria

Vetingu, sot Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

Më: 6 mars 2017 Në ora: 08:29
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi do të mblidhet sot pasdite ne një seancë të jashtëzakonshme për të miratuar organet që do të vënë në lëvizje, Vetingut ose ligjin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në urdhrin e kryeparlamentarit Ilir Meta përcaktohet se seanca plenare do të mbahet në ora 18.00.

Rendi i ditës, bazuar në urdhrin nr. 15, datë 3.3.2017 të Kryetarit të Kuvendit z. Ilir Meta, është si më poshtë vijon:

1. Projektvendim “Për procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve ad hoc dhe realizimin e procesit të votimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (neni 55, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)

2. Projektvendim “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (neni 55, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat