Shqiptarët në Bruksel letër kreut të KE: Mos i mbyllni sytë, Shqipëria e kapur nga krimi!

Shqipëria

Shqiptarët në Bruksel letër kreut të KE: Mos i mbyllni sytë, Shqipëria e kapur nga krimi!

Më: 6 mars 2017 Në ora: 17:26
Edi Rama dhe Jean Claude Juncker

Selia qendrore në Bruksel e Parlamentit Europian ka parë sot të zhvillohet një protest, me protagonistë një grup shqiptarësh, në mbështetje të kërkesave të opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Nën thirrjet dhe pankartat “Rama ik”, “Rama ik”, shqiptarët i kanë bërë jehonë kauzës së opozitës edhe përtej kufinjve, duke gjetur kështu mbështetjen e bashkëatdhetarëve deri në Bruksel.

Por duket se diaspora shqiptare nuk e ka lënë me kaq. Kjo pasi disa personalitete të shqiptarëve në Bruksel, i kanë dërguar një letër me nënshkrime kreut të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker.

Me anë të kësaj letre, ata i kërkojnë institucionit që ai drejton të mos mbyllë njërin sy përballë një qeverie, që sipas tyre i ka humbur legjitimiteti për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat