Basha: Kauza jonë, zgjedhje të lira përmes qeverisë teknike

Shqipëria

Basha: Kauza jonë, zgjedhje të lira përmes qeverisë teknike

Më: 7 mars 2017 Në ora: 12:46
Lulzim Basha

Kauza e Partisë Demokratike është zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes qeverisë teknike ka theksuar sërish kreu i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha në çadrën e protestës.

“Kjo betejë nuk bëhet që PD të fitojë pushtetin në tavolinë, kjo betejë nuk bëhet për PD, nuk bëhet për opozitën shqiptare, po për çdo shqiptare dhe shqiptar dhe për brezat që do të vijnë. Nuk duam dhe nuk do të pranojmë kurrë pushtet në tavolinë. Duam zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes një qeverie të palidhur me krimin dhe të palidhur me drogën. Kjo është kauza që ka marr dhe po merr përditë përkrahjen e plotë të atyre që për 27 vite kanë ndihmuar pa asnjë interes tjetër, përveç interesave të Shqipërisë, demokraci, shtetin ligjor dhe tregun e lirë ekonomik”, tha Basha.

Ai shtoi se republika e vjetër “po jep shpirt prapa fasadës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat