Kuvendi i Shqipërisë mban seancë, vijon bojkoti i opozitës

Shqipëria

Kuvendi i Shqipërisë mban seancë, vijon bojkoti i opozitës

Më: 9 mars 2017 Në ora: 08:24
Kuvendi i Shqipërisë

Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë, është e katërta radhazi që mblidhet pa praninë e deputetëve të opozitës, të cilët vijojnë prej gati tre javësh protestën e tyre në çadrën e vendosur para selisë së Kryeministrisë, me kërkesën për krijimin e një qeverie teknike që do të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme.

Rendi i ditës i seancës së sotme ka pak çështje për diskutim, pr/ligjin “Për administrimin e ujitjes dhe kullimit”, si dhe votimin e pr/rezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura për vitin 2016”, si dhe emërimin e një anëtari të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare(AKEP).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat