Basha akuzon Qeverinë për gjobitje të bizneseve

Shqipëria

Basha akuzon Qeverinë për gjobitje të bizneseve

Më: 9 mars 2017 Në ora: 19:42
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Gjatë natës së sotme në “Çadrën e lirisë”, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasi ka dëgjuar hallet e shumë biznesmenëve që kishin ardhur nga vende të ndrysmë të Shqipërisë, ka vlerësuar se fajtorë kryesor për këtë gjendje siç tha ai janë “falangat e Edi Ramës, Ilir Metës dhe kryetarëve të papërgjegjshëm të bashkive”.

“Me urdhër të kësaj qeverie, të bërë njësh me krimin dhe drogën dhe që ka dështuar të përmbush pritshmërinë për buxhetin e shtetit, sepse vjedh parat e taksapaguesve të shqiptarëve. I janë vërsulur bizneseve të vogla gjatë gjithë kësaj jave, me gjoba, me presione, me inspektime pas inspektimesh”, tha Basha.

Ai shtoi se kjo dihet shumë mirë, ndërsa kërkoi nga mediat që të heqin censurën dhe autocensurën dhe të pasqyrojnë dramën e përditshme dhe të përnatshme të mijëra bizneseve të vogla, të mesme dhe të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat