Durrës: Tragetet, 115 mijë ton mallra dhe 91 mijë udhëtarë në dy muaj

Shqipëria

Durrës: Tragetet, 115 mijë ton mallra dhe 91 mijë udhëtarë në dy muaj

Më: 13 mars 2017 Në ora: 17:08
Tragetet e linjës Durrës – Bari – Durrës

Tragetet e linjës Durrës – Bari – Durrës dhe Durrës – Ankona – Durrës, gjatë dy muajve të parë të këtij viti kanë transportuar afro 91 mijë udhëtarë dhe 115 mijë ton mallra me kamionë dhe trajlerë.

Nga Durrësi drejt porteve të Italisë janë nisur mbi 60 mijë udhëtarë, ose dyfishi i atyre që kanë mbërritur me tragete gjatë periudhës janar-shkurt 2017.

Në këto dy muaj, tragetet kanë kryer 146 lundrime, ose 20 më pak se sa numri i lundrimeve gjatë së njejtës periudhë të vitit 2016.

Veç udhëtarëve, tragetet në dy muaj kanë transportuar gjithashtu 18.725 autovetura dhe 10.406 kamionë dhe trajlerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat