Do iknin edhe dy ministra, e konfirmon Rama

Shqipëria

Do iknin edhe dy ministra, e konfirmon Rama

Më: 13 mars 2017 Në ora: 18:40
Edi Rama

Përveç 4 ministrave që u shkarkuan nga detyra, kanë qenë edhe dy ministra të tjerë që ishin në planet e Kryeministrit për t’u larguar.

Fjala është për ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe ministren e Arsimit Lindita Nikolla.

Vet Rama e ka bërë të qartëk këtë gjë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ditën e sotme. Kryeministri Rama shpjegoi edhe arsyet përse Bushati e Nikolla nuk u shkarkuan, ndryshe nga 4 kolegët e tyre.

Ministri i Jashtëm nuk u largua për shkak të Samitit të NATO-s në maj dhe Samitit të Triestes së vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ndërsa ministrja e Arsimit për shkak të procesit të Maturës Shtetërore, i cili sapo ka nisur dhe largimi i ministres së Arsimit mund të sillte komplikacione.

Pavarësisht se nuk u hoqën nga detyra, Rama u kërkoi ministrave Bushati dhe Nikolla që të punojnë fort në qarqet që drejtojnë, përkatësisht në Shkodër dhe në Lezhë.

Pavarësisht argumentit që jep Rama dhe Top-Channel, Bushati dhe Nikolla pardje pasdite kanë vizituar zyrën e Tahirit në ministri. Duket se Tahiri ka vënë “dorën në zemër” për dy vizitorët në zyrën e tij. Qartësisht po kristalizohet idea se Tahiri ka pasur mundësi shantazhi mbi Ramën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat