Rama nga Elbasani: Të vetmit të papunë në Shqipëri duhet të jenë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar

Shqipëria

Rama nga Elbasani: Të vetmit të papunë në Shqipëri duhet të jenë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar

Më: 14 mars 2017 Në ora: 13:36
Kryeministri Edi Rama

Pasi mori pjesë në përurimin e Pazarit të ri në kryeqytet, kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Elbasanit, nga ku uroi shqiptarët për Ditën e Verës.

Rama u shpreh se të vetmit persona të papunë në Shqipëri duhet të jenë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.

“Të gjithë shqiptarëve kudo ku janë i uroj Gëzuar, uroj sa më shumë mbarësi dhe i siguroj që ashtu siç po punojmë shumë fort për të transformuar qytetet tona, ashtu siç po punojmë shumë fort për të bërë shtet dhe për të hequr nga rruga e të ardhmes gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar ashtu do të vazhdojmë shumë fort për të rritur më tutje ekonominë dhe për të krijuar më shumë mundësi për punësim për të gjithë.

Të vetmit të papunë në Shqipëri duhet të jenë ata që e mbajnë Shqipërinë peng, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat