Regjistrohen gjashtë partitë e para në KQZ

Shqipëria

Regjistrohen gjashtë partitë e para në KQZ

Më: 15 mars 2017 Në ora: 20:21
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve

Ndonëse nuk dihet me siguri nëse do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri më 18 qershor apo jo, pasi opozita ka deklaruar se nuk do të ketë zgjedhje nëse Edi Rama vazhdon të jetë kryeministër i vendit, në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve vijon puna normalisht.

Sot janë regjistruar 6 subjekte politike që do të garojnë në zgjedhje.

Ato janë: Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, me kryetar Shpëtim Idrizin.

Partia Aleanca Demokratike, me kryetar Eduard Abazi, Partia Personat me Aftësi të Kufizuar me kryetar Afrim Jeshili, Partia e Unitetit Kombëtar me kryetar Idajet Beqiri, Partia Socialiste të Moderuar me kryetar Gjergji Koja, Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet me kryetar Gaqo Apostoli

Regjistrimi i këtyre subjekteve u bë me vota unanime nga të gjithë anëtarët e KQZ-së.

Javën e shkuar Partia Agrare Ambientaliste u çregjistrua nga KQZ, duke respektuar kështu vendimin e koalicionit opozitar ku bën pjesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat