Rama poston foto të Aleksandër Xhuvanit, dikush e pyet për 13 majin

Shqipëria

Rama poston foto të Aleksandër Xhuvanit, dikush e pyet për 13 majin

Më: 15 mars 2017 Në ora: 22:22
Aleksandër Xhuvani

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto me një mesash interesant për profesorin dhe filologun Aleksandër Xhuvanin.

“Ditën e Verës e kremtuam dje, në Elbasan, jo pa përkujtuar edhe një elbasanas të madh që aq shumë kontribuoi në Pranverën e gjuhës dhe letrave shqipe, profesorin dhe filologun Aleksandër Xhuvani, lindur më 14 mars 1880”, shkruan Rama. Ndërkohë që komentin i parë i është bërë nga aktivisti i LGBT, Kristi Pinderi, i cili e pyet se çfarë do të bëjë në 13 maj, dita e paradës së komunitetit LGBT në mbarë botën , por edhe në Shqipëri.  Kësaj pyetje kryeministri ende nuk i ka dhënë përgjigje. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat