Meta ironizon Blushin: Kam ndërhyrë tek Rama që të bëheshe ministër, më mirë që s’u bëre

Shqipëria

Meta ironizon Blushin: Kam ndërhyrë tek Rama që të bëheshe ministër, më mirë që s’u bëre

Më: 16 mars 2017 Në ora: 12:11
Ilir Meta

Duke folur nga seanca plenare kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi i quajti ndryshimet në qeveri si një taksë mbi koalicionin, në favor të Ilir Metës.

“Ministrat u hoqën si taksë mbi koalicionin në favor të Ilir Metës”, tha Blushi.

Ndërsa në një replikë Blushin, Meta e quajti si të paprovuar, duke treguar edhe një të fshehtë  ndërhyrë vetëm një herë tek Rama, që ta bënte Blushin ministër.

“Faleminderit për këtë fjalim historik.

Dhe meqenëse qe një fjalim historik unë u përmenda më shumë se gjithë politikanët e vjetër, nga një politika i ri i sapo ardhur nga ndonjë planet tjetër, dua t’i them të gjithë ministrave, kandidatëve për ministra, sot, nesër e për gjithmonë, që e vetmja ndërhyrje që kam tentuar të bëj pranë z. Rama kur është bërë qeveria, është që parafolësi të bëhej ministër.

Por ndoshta mirë është bërë që nuk është bërë Ministër sepse Shqipëria ka një alternativë të re, një shpresë të madhe, një njeri të pa provuar asnjëherë.

Ka të drejtë të kërkojë të votohet dhe të besohet”, tha Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat