Deputetja demokrate thirrje prokurorisë: Hetoni bashkinë e Korçës

Shqipëria

Deputetja demokrate thirrje prokurorisë: Hetoni bashkinë e Korçës

Më: 16 mars 2017 Në ora: 13:43
Ilustrim

Deputetja e PD-së, Eleina Qirici i bën thirrje Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Korçë të hetojë punimet e bashkisë në qendër të qytetit.

Sipas Qiricit në qendër të qytetit, tek godina e Këshillit të Qarkut po bëhen punime të kundraligjshme

Letër e Hapur, drejtuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë

Bazuar në informacione të dhëna nga anëtarë të Këshillit Bashkiak Korçë të të gjitha kaheve politike, rezulton se ndërtimi në qendër të Korçës, përbri godinës së Këshillit të Qarkut po kryhet në kundërshtim të ligjit.

Gropa përbri kësaj godine, në mes të qytetit, që ka cënuar dhe prishur lulishte, trotuar dhe bulevard (pronë publike), bazuar në informacionin e marrë nga Hipoteka (ZRPP Korçë) nuk rezulton truall i regjistruar në këtë institucion dhe nuk ka ndonjë vendim për ndryshim destinacioni në hartën kadastrale.

Megjithatë gropa po hapet dhe Bashkia Korçë po kryen punime, për ligjshmërinë e të cilave, i drejtohem Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë që të hetojë dhe verifikojë rrethanat në të cilat po kryhen këto punime, dokumentacionin përkatës për kryerjen e tyre, si dhe dokumentacionin e proçedurave të ndryshimit të destinacionit të hapësirës publike, kalimin në pronësi të Bashkisë, si dhe të gjitha proçedurat e ndjekura për lejen e ndërtimit dhe tenderimin.

Ligji në një shtet mbizotëron mbi të gjithë dhe mbi gjithçka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat