Basha pas drekës me ambasadorët: Kauza jonë është shumë pranë triumfit

Shqipëria

Basha pas drekës me ambasadorët: Kauza jonë është shumë pranë triumfit

Më: 16 mars 2017 Në ora: 16:27
Kreu i PD-së Lulzim Basha

Rreth dy orë zgjati dreka e sotme e liderit të opozitës Lulzim Basha me disa nga ambasadorët e BE-së në vendin tonë.

Në përfundim të takimit, Basha u shpreh se takimi ishte produktiv dhe se kauza e opozitës është shumë pranë triumfit.

“Takim produktiv mbi protestën e qytetarëve shqiptarë për kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme Optimist se kjo kauzë është shumë pranë fitores”, tha Basha.

Në takimin me Bashën dhe ambasadorët merrnin pjesë edhe aleatët e opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat