Shtyrja e zgjedhjeve, reagon Ruçi: Ja çfarë do ndodhë

Shqipëria

Shtyrja e zgjedhjeve, reagon Ruçi: Ja çfarë do ndodhë

Më: 17 mars 2017 Në ora: 12:40
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi

Në kohën kur kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përsërit me tone të ashpra se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, si dhe kërkon shtyrje të tyre, vjen reagimi i parë nga Partia Socialiste

Nga qyteti i Fierit, kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi i ka kujtuar Bashës se pushtetin ta jep elektorati me votë dhe e ka quajtur të gjithë sa po ndodh përpjekje e qartë për destabilitet. “Pas një muaji zgjidhet presidenti, por ka nga ata që nuk e duan këtë.

Kjo që po ndodh tani është përpjekje për destabilitet. Nga çadra e opozitës u hodh dje ideja që të mos ketë zgjedhje, pra vendi do ngelet pa qeveri, pa parlament dhe kjo është kriza. E kemi provuar destabilitetin në vitin 1997, në kohën e piramidave etj. Pushtetin ta jep elektorati. Është koha që të votojmë për zgjedhjen më të mire dhe jo sipas oreksit të partive”, tha Ruçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat