15 vjet punë në Angli, i bllokohen llogaritë bankare në Shqipëri

Shqipëria

15 vjet punë në Angli, i bllokohen llogaritë bankare në Shqipëri

Më: 17 mars 2017 Në ora: 23:03
Avni Coga

Avni Coga nga qyteti i Elbasanit tregon në emisionin “STOP”, se për 15 vjet në vitet 2000-2015, ka jetuar e punuar në mënyrë legale në Angli. Të gjitha kursimet i depozitoi në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri dhe pas verifikimit, nisi të operonte me obligacione 7-vjeçare. Por ky ishte momenti, që për të nisi kalvari gjyqësor për zhbllokimin e llogarive, tashmë të bllokuara. Coga vë në dispozicion të gjitha pagesat nga punët e kryera në 15 vjet në Angli dhe çështja duket se do të zgjidhet në Gjykatën e Lartë.

“Më quajnë Avni Coga dhe jetoj në Elbasan. Nga viti 2000 deri në vitin 2015 kam jetuar ilegalisht në Angli. Aty unë kam punuar për 12 vjet e gjysmë në një institucion ku kam fituar bursë. Gjithashtu kam punuar në dy institucione të tjera, ku të gjithë të ardhurat e mia i kam depozituar tek BKT- ja. Në Qershor të vitit 2015 këto para i kam investuar te Ministria e Financave. 

Unë jam betuar para se të merrja pjesë në shitjen e obligacioneve 7-vjeçare në Qershor të vitit 2016. Këto obligacione i kam shitur tek Banka Credins për arsye sepse më ofruan një shumë më të madhe se sa banka ku unë pata blerë këtoobligacione. I gjithë problemi filloi se dyshonin për pastrim parash, gjë që nuk është e mundur për arsye se kur bëra aplikimin tek Banka Kombëtare për obligacione 7-vjeçare, unë aty kalova një fazë vetingu në qoftë se nuk ishte i përshtatshëm për këtë gjë unë nuk duhet të kisha marrë pjesë në ankandin e obligacioneve 7-vjeçare në 2015. Prandaj më duket i tepërt dyshimi i Bankës Credins”.

Në Dhjetor të 2016 Avni Coga i drejtohet Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan për zhbllokim llogarie dhe i pranohet kërkesa. I hiqet masa e sigurimit sekuestro preventive mbi llogarinë bankare të Bankës Credins. Më datë 07.06.2016 Prokuroria e Elbasanit me urdhër të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, i bllokoi llogarinë bankare qytetarit Avni Coga, me arsyen “dyshim për pastrim parash”.

“Ndonëse Prokurorisë i kam vënë në zbatim të gjitha bursat, pagat mujore, pagat vjetore dhe rikonfirmimet nga institucioni ku kam punuar, këto dokumente Prokuroria nuk i pranon për arsye sepse duhet legalizuar pulla apostile që unë jam munduar ta zgjidh, por nuk e vlerësoj dot dhe apeloj në Gjykatën e Apelit Durrës. Gjykata e Apelit e refuzoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan për zhbllokimin e këtyre llogarive. Pas vendimit të prerë legalizohen letrat që me kërkoheshin. Jam brenda normave për të bërë rekurs në Gjykatën e Shkallës së Lartë. Ju lutem emisionit tuaj të më ndihmoj për zhbllokimin e këtyre llogarive sepse kjo është djersa ime për 15 vite, që kam punuar në emigracion”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat