Mësuesen me përvojë e heqin nga puna, flet i shoqi: Hakmarrje njësoj si ndaj meje, se jam i djathtë

Shqipëria

Mësuesen me përvojë e heqin nga puna, flet i shoqi: Hakmarrje njësoj si ndaj meje, se jam i djathtë

Më: 18 mars 2017 Në ora: 08:23
Ngjarja ndodhur në ambientet e shkollës 9-vjeçare Qukës, ku Manushaqe Balliu përfundoi në spitalin e Librazhdit

Mësueses së frëngjishtes i bie të fikës pas debatit me drejtoreshën pasi kjo e fundit i komunikoi asaj transferimin në në shkollë tjetër.

Ngjarja ndodhur në ambientet e shkollës 9-vjeçare Qukës, ku Manushaqe Balliu përfundoi në spitalin e Librazhdit. Shkak sipas saj është bërë kërkesa e drejtoreshës Zilie Poçi që ajo të jepte mësim edhe në një shkollë tjetër. Por Balliu e ka refuzuar këtë gjë. Më pas debati mes tyre ka avancuar derisa mësuese t’i binte të fikët.

Balliu i ka dërguar një letër Ministrisë së Arsimit ku argumenton se lëvizja e saj po bëhet në mënyrë të padrejtë ndërsa bashkëshorti i saj Haxhi Balliu tha për Panorama se “kjo është e padrejtë, pasi nuk ka asnjë dispozitë ligjore që në dy muajt e fundit të shkollës të kesh mundësi të bësh një lëvizje të tillë qoftë edhe paralee, pasi bashkëshortja ime është mësuese definitive në shkollën Qukës Skënderbej dhe i plotëson orët për të lëvizur dhe të japë mësim në një shkolë tjetër.

Unë mendoj se gjithçka është politike, pasi unë jam me bindje politike ët djathta. Para disa kohësh tentuan të më ehqin edhe mua si mësuese por nuk mundën, tani po hakmerren me bashkëshorten time.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat