Tjetër i dyshuar rrëzon akuzat: Shikoni kamerat e sigruisë ku isha ditën e grabitjes

Shqipëria

Tjetër i dyshuar rrëzon akuzat: Shikoni kamerat e sigruisë ku isha ditën e grabitjes

Më: 18 mars 2017 Në ora: 12:38
Aleksandër Murataj dhe Dritan Sinani

Dy personat e arrestuar së fundi nga policia të dyshuar për grabitjen në Qafë-Kashar, janë lënë në burg,. Gjykata për Krimet e Rënda vendosi masën e sigurisë të “arrestit me burg” për Aleksandër Muratajn dhe Dritan Sinanin, që dyshohen si bashkëpunëtorë në grabitjene 3.3 milionë dollarë të një banke të nivelit të dytë gjatë transportit për në aeroportin e Rinasit, ngjarje e ndodhur më 9 shkurt të këtij viti.

Të dy të akuzuarit kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre duke thënë se nuk kanë asnjë lidhje me grabitjen. Ajo që ka habitur është dëshmia e Muratajt i cili është shprehur para trupës gjykuese se “në kohën kur ndodhi grabitja ka qenë tek dentisti. “Këtë mund ta shikoni edhe nga kamerat e sigurisë”, - tha Aleksandër Murataj.

Ndërkohë, Dritan Sinanaj i cili ka lidhje me kreun e bandës ende në arrati, Admir Murataj, ka shpjeguar se nga e njeh Muratajn duke hedhur poshtë çdo akuzë.

“Vëllai im punon kopshtar tek Vila e Admir Murataj. Unë dhe Murataj jemi miq, prandaj kam shkuar te shtëpia e tij. Nuk kam lidhje me grabitjet që akuzohen”, tha ai.

  Ndërkohë Prokuroria është shprehur se ka prova të mjaftueshme që Murataj e Sinani kanë qenë pjesë e grabitjes.   Deri më tani për 2 grabitjet që kanë ndodhur pranë Rinasit në 2015 dhe në 2017 janë arrestuar 8 persona.    Ndërkohë më herët Gjykata ka rrëzuar edhe rekursin e Dash Kupës, i cili kërkoi rrëzimin e masës së sigurisë arrest me burg.  “Ditën kur ka ndodhur ngjarja, madje para, gjatë dhe pasi ka ndodhur grabitja, unë kam qenë në picerinë që kam bashkë me djalin e xhaxhait. Këtë mund ta provoni lehtësisht. Shkoni shikoni kamerat e sigurisë”, është shprehur Kupa pas arrestimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat