Edi Rama bën postimin e rrallë në ‘Facebook’

Shqipëria

Edi Rama bën postimin e rrallë në ‘Facebook’

Më: 19 mars 2017 Në ora: 09:41
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një postim në profilin e tij në ‘Facebook’.

Ai ka postuar një foto të Urës së Mesit në Shkodër, ku e ka cilësuar atë si një monument të rrallë, si dhe ka dhënë edhe lajmin e mirë se ky objekt është përfshirë në programin e restaurimeve.

"MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh spektakolar të Urës së Mesit në Shkodër, një monument i rrallë për teknikën e ndërtimit dhe vlerat arkitektonike, ndërtuar në vitin 1768. Ky monument është përfshirë në projektet e programit IPA2017 për restaurimin e plotë të 13 harqeve elegante të urës, rehabilitimin e peizazhit të mrekullueshëm të rrethinave të lumit Kir dhe për restaurimin e Kalasë së Drishtit", shkruan Edi Rama. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat