Nishani në 18:00 përgjigjet nëse do të dekretojë Xhafën ministër

Shqipëria

Nishani në 18:00 përgjigjet nëse do të dekretojë Xhafën ministër

Më: 19 mars 2017 Në ora: 12:20
Presidenti i Republikës Bujar Nishani

Sonte në orën 18:00 Presidenti i Republikës Bujar Nishani do të dalë në një konferencë për shtyp.
 
Edhe pse akoma nuk dihet se për çfarë do të flasë, referuar aktualitetit politik dhe ngjarjeve të fundit, Presidenti Nishani pritet që të japë sot një përgjigje për dekretet që kryeministri ka dërguar.
 
E ndërsa për tre emra (Shalsi, Xhaçka dhe Manastirliu) nuk ka kontestime, për Fatmir Xhafajn në postin e Ministrit të Brendshëm opozita ka shprehur kundërshti të forta, madje ka kërcënuar se do të futet në ministri vetëm nëse do të kalojë mbi trupat e demokratëve.
 
Basha i ka bërë thirrje edhe Nishanit që Xhafën mos e akuzojë në postin e propozuar, ndërsa në 18:00 pritet përgjigja e Presidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat