Fletëthirrje nga ‘Krimet e Rënda’ për Saimir Tahirin

Shqipëria

Fletëthirrje nga ‘Krimet e Rënda’ për Saimir Tahirin

Më: 20 mars 2017 Në ora: 10:47
Saimir Tahiri

Gjykata e Krimeve të Rënda i ka dërguar një fletëthirrje ministrit të Brendshëm në largim, Saimit Tahiri.   

Sipas burimeve, Tahiri është thirrur për të dëshmuar në lidhje me masat dhe mënyrën së si është vënë në dijeni për kërcënimin e Mynyr Konit dhe Dhori Kules në prill të 2016.

Mësohet se Tahiri do të merret në pyetje brenda javës që vjen. 

Më herët, drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj ka dhënë deklarime mbi ditën e shoqërimit të Emiljano Shullazit pas kërcënimit të 2 rektorëve.  

Kërcënimi ndaj Dhori Kules dhe Mynyr Konit ndodhi në kohën e zgjedhjeve për organet drejtuese të universiteteve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat