Rama kujton historinë: Për pak na humbi Vangjushi, unë hyra kërrusur te dera!

Shqipëria

Rama kujton historinë: Për pak na humbi Vangjushi, unë hyra kërrusur te dera!

Më: 20 mars 2017 Në ora: 11:51
Edi Rama

Teksa ka folur nga aktiviteti për mirëqenien sociale që u mbajt në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” kreu i qeverisë nuk ka lënë pa përmendur batuta dhe ironi për të treguar realitetin që ishte në zyrat e administratës para se e majta të vinte në qeveri.

Në ceremoni ishte e pranishme ministrja e re e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka, të cilës i ka lënë stafetën paraardhësi Blendi Klosi. Duke folur për reformën e pensioneve, Rama ka vlerësuar gjithë sa ka bërë qeveria e tij në këtë drejtim, edhe duke pasur parasysh reagimin që do pasonte, ashtu si edhe gjithë reformat e tjera të ndërmarra. “Ka plot që mendojnë se mos të prishen me ata, e këta, po jo se shiko se po të prekim pensionet nuk do na kuptojnë, se na duhen votat e me radhë. Por ne e bëmë. Kujtoj kur shkuam me Vangjushin dhe Erjonin kur ishte ministër, për pak na humbi Vangjushi se ishte një gropë e tmerrshme në lagje, por nuk gjenim dot as derën, por hynë këta, unë hyra kërrusur se ishte kaq dera, nga ato apartamentet e lodhura të epokës së parë të zhvillimit kaotik të Durrësit”- tha Rama. Ai iu përgjigj kritikëve, duke kujtuar se zyrat e punës sot janë histori suksesi. “Le të thonë ca të duan, le të flasin ca të duan, kanë ndërmjetësuar 26 mijë vetë, kaq janë punësuar, nga zyrat e punës që marrin rrogën me punë dhe paguajnë taksat në shtet. 31 mijë vende të lira pune në zyrat e punës”- tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat