Manjani: Xhafajn e akuzojnë për shkulje thonjsh dhe e emërojnë ministër

Shqipëria

Manjani: Xhafajn e akuzojnë për shkulje thonjsh dhe e emërojnë ministër

Më: 20 mars 2017 Në ora: 12:22
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dalë hapur kundër dekretimit të Ministrit të ri të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Manjani thotë se Xhaja akuzohet për shkulje thonjsh dhe jo për lyrje thonjsh (pedikyr)

Nëse Parlamenti do të votojë Xhafajn si Ministër të Brendshëm, atëherë sipas Manjanit do të jetë dështim i sistemit politik.

 “E akuzojnë për shkulje thonjsh, jo për mani (pedi)kyr dhe e emërojnë Ministër të Brendshëm! Dështim i sistemit politik dhe kushtetues!”, shkruan Manjani.

Që pas zyrtarizmit të Fatmir Xhafës si Ministër i Brendshëm, ai është akuzuar se ka qenë torturës në kohën e komunizmit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat